E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër zhvillohen negociatat për emrin e Maqedonisë

Nesër në Gjenevë, ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimetz, do të realizojë takim me negociatorët, atë maqedonas, Zoran Jolevski, dhe atë grek, Adamantis Vasilakis. Sipas burimeve diplomatike, në këtë takim mediatori i OKB dëshiron personalisht të dëgjojë nga palët nëse janë të gatshme për të rifilluar negociatat të cilat për një kohë u ndërprenë, shkaku i zgjedhjeve në Maqedoni dhe Greqi. Akoma nuk dihet nëse ndërmjetësi i OKB-së do të dalë më një paketë të re të ideve ose me një propozim konkret. Pas këtij takimi, në fillim të muajit korrik ndërmjetësi i OKB-së do ta vizitoj Shkupin dhe Athinën. Kreu shtetëror maqedonas pas një takimi deklaroi se është i përgatitur për raundin e ri të negociatave për emrin dhe do të angazhohet maksimalisht që të bëjë një hap përpara në dialogun me shtetin fqinj Greqinë, nën mbikëqyrjen e OKB-së. Ndërkohë , qeveria e Maqedonisë është duke përgatitur referendum për çështjen e emrit. Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski disa herë ka përsëritur se nëse arrihet kompromis për një propozim të ri për emrin, ai do të shkojë në referendum, për të cilin populli do ta thotë fjalën e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›