Gjeorgji: Shpërthimi plagos vëzhguesin e BE-së
Tbilisi- Një shpërthim afër kufirit të Gjeorgjisë dhe rajonit separatist të Abhazisë ka plagosur sot një anëtar të patrullës së monitoruesve të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i misionit të BE-së tha se i plagosuri është mjek, por gjendja e tij aktuale nuk dihet, ndërsa detajet për incidentin janë të paqarta.
Rreth 225 monitorues u vendosën në tetorin e kaluar për të patrulluar rajonet e Abhazisë dhe Osetisë së Jugut, pasi Rusia e shtypi sulmin e Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut në muajin gusht.
Rreth 225 monitorues u vendosën në tetorin e kaluar për të patrulluar rajonet e Abhazisë dhe Osetisë së Jugut, pasi Rusia e shtypi sulmin e Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut në muajin gusht.