E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension në Iran, dhjetëra protestues të vdekur

Teheran - Situata në Iran vazhdon të tensionohet më tej. Televizioni amerikan CNN konfirmon se nga përleshjet e mbrëmshme mes policisë dhe protestuesve opozitarë kanë humbur jetën më shumë se 19 persona. Por, bilanci i përleshjeve mund të jetë shumë herë më tragjik, pasi mendohet që të kenë vdekur rreth 150 protestues.

CNN dhe “International Campaign for Human Rights in Iran” bëjnë të ditur se numri i viktimave dhe i të plagosurve nuk është mësuar ende, por dhjetëra manifestues të plagosur janë shtruar në disa nga spitalet e kryeqytetit.

Protestat ne Teheran nisën që më datë 12 qershor kur Mahmud Ahmedinexhadi doli fitues në zgjedhjet presidenciale me më shumë se 60 % të votave. Protestuesit mbështesin kandidatin tjetër Musavi, duke kërkuar largimin e Ahmedinexhadit nga posti i presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›