E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesta Karriera ime eshte ne fund

Alessandro Nesta, mbrojtësi i Milanit, nesër mbush 35 vjeç dhe e ardhmja e tij është e pasigurtë.

Italiani është shprehur për sportmediaset.it se tërheqja nga futbolli është një mundësi që po e merr në konsideratë.

“Nuk dua të zvarritem nëpër fushë. Do tregohem i ndershëm me veten dhe do të vlerësoj kondicionin tim fizik në fund të sezonit. Nga futbolli kam marrë shumë. Kam fituar trofe që të tjerët as nuk i kanë ëndërruar”, u shpreh ish-mbrojtësi i kombëtares italiane.

Më tej, Nesta shtoi: “Muajt e fundit të kontratës po i përjetoj me qetësi sepse bilanci i karrierës time është pozitiv. Të shohim se çfarë do ndodhë në muajt në vazhdim.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›