UEFA dënon Nasrin dhe Wenger
Arsene Wenger dhe Samir Nasri janë dënuar me nga një ndeshje pezullim nga UEFA, pas komenteve të bëra në drejtim të gjyqtarit që drejtoi sfidën kthyese Barcelona-Arsenal, Massimo Busacca.
“Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger dhe mesfushori Samir Nasri janë pezulluar me nga një ndeshje pas akuzave për sjellje jo të mirë para mediave”.
“Menaxheri i Arsenalit po ashtu është dënuar me 10 mijë euro. Një apel për këtë dënim mund të publikohet brenda tri ditësh”, shkruan në komunikatën e FA.
Arsene Wenger e quajti referimin e Massimo Busaccas në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve si qesharak.