E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operohet Eric Abidal

Barcelona ka bërë të ditur se mbrojtësi Eric Abidal i është nënshtruar me sukses operimit për largimin e tumorit në mëlçi, ndërsa pritet që të dalë nga spitali pas një jave.

Mbrojtësi 31 vjeçar francez i është nënshtruar operimit në BarnaClinic, pjesë e Hospital Clinic de Barcelona, ndërsa thuhet se operimi është kryer me sukses.

Ky operim i vështirë është realizuar nga Josep Fuster Obregon dhe ekipi i tij, të cilët kanë konfirmuar largimin e tumorit.

“Gjatë operacionit, i cili zgjati rreth tre orë, stafi mjekësor ia ka arritur ta largojë tumorin me anë të operacionit laparaskopik pa ndonjë komplikim”.

“Lojtari pritet të largohet nga spitali pas një jave, pavarësisht nga progresi i tij. Duke rënë dakort me dëshirat specifike të vet futbollistit, klubi kërkon maksimalisht respektimin e privatësisë së tij”, shkruan në komunikatën e klubit Blaugran.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›