E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet edhe Liverpooli

Braga ia ka dalur që me sukses ta mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë prej 1-0 të zhvilluar në Portugali, pasi në sfidën kthyese të zhvilluar ndaj Liverpoolit në Anfield, portugezët ia arritën që me një barazim pa gola të eliminojnë The Reds.

Liverpooli gjatë gjithë takimit, e sidomos në pjesën e dytë bëri presion të hatashëm mbi kundërshtarët, por rastet e pa konkretizuara si ai i Martin Skrtel në minutat përfundimtare kur u gjend vet me portier, bënë që Liverpooli në fund të eliminohej.

Në çerekfinale të Europa League me sukses ia kanë arritur të kualifikohen këto skuadra: Porto, Braga, Benfica, Tëente, Dynamo Kiev, Villarreal, Braga dhe PSV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›