E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesta, lamtumirë sezonit

Analizat e hollësishme paraditen e sotme në Romë treguan se qendërmbrojtësi kuqezi ka një këputje të tendinës në gjurin e djathtë. Vetë Nesta, në përfundim të kontrolleve, pohoi se në ditët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Nuk e di nëse sezoni ka marrë fund, por edhe nëse operohem, do përpiqem të rikthehem për fundim e kampionatot”, tha futbollisti i kombëtares italiane. Megjithatë, rikthimi duket shumë i vështirë (për të mos thënë i pamundur), pasi edhe në rast se nuk operohet, koha e nevojshme për t’u riaftësuar është të paktën 45 ditë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›