Promovohen tre libra të Fetullah Gylen
Ceremonia e zhvilluar tek Hotel Tirana Internacional mblodhi personalitete dhe intelektualë të shquar në vend.
Fethullah Gylen mbetet një nga figurat më të përfolura në mbarë botën lidhur me kontributin e tij dhe Lëvizjes që mban emrin e tij në fushën e arsimit, mirëkuptimit ndërmjet kulturave, dialogut ndërfetar dhe paqes botërore. Libri i Gylen i promovuar sot është “Statuja e Shpirtrave Tanë” – një ndër veprat ku Gyleni pasqyron më së miri ëndrrën e tij për njeriun e ri ideal, rendin social dhe qytetërimin e ardhshëm.
Libra të tjerë janë “Dialogu i Qytetërimeve” – i autores kanadeze Xhill Karrol, e cila e vendos Gylenin dhe idetë e tij në një dialog imagjinar me filozofët më të mëdhenj të epokave dhe qytetërimeve të ndryshme si: Platoni, Konfuci, Kanti, Milli dhe Sartri. Ndërsa libri i tretë, shkruar nga Enes Ergene - “Dëshmia e traditës në epokën moderne” - pasqyron një analizë shumëdimensionale të Gylenit dhe Lëvizjes që ai kryeson, libër ky i konsideruar nga vetë Gylen dhe shumë akademikë të tjerë si studimi më serioz i shkruar deri më tani rreth lëvizjes.
Në këtë simpozium kanë folur rreth ideve dhe të dhjetëra librave të këtij mendimtari, Gjergj Sinani, Profesor tek Shkenca Socialel, prof.dr Zyhdi Dervishi, sociolog i njohur, prof. dr Adriatik Kallulli, kritik i njohur arti, dr. Agron Tufa, pedagog i Fakultetit Filologjik si dhe Genti Kruja, i vetmi studiues i dialogut ndërfetar në vend.