E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesta nuk kthehet në Kombëtare

Alessandro Nesta ka insistuar se nuk planifikon të rikthehet në Kombëtaren e Italisë. Mbrojtësi i Milanit ka treguar formë të mirë pas rikuperimit nga lëndimi, ndërsa thuhej se mund të kthehet të luajë për Azzurrët në Kampionatin Botëror, pas pensionimit më 2006. Mirëpo ai ka deklaruar:

“Nëse do të kthehesha në Kombëtare, do të zija vendin e dikujt që tashmë është pjesë e ekipit. Nuk dua ta bëj. Nëse dikush ka luftuar për kualifikim dhe në momentin e fundit paraqitem unë dhe ia zë vendin, nuk do të ishte e drejtë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›