E Diel, 1 Nëntor 2026

S’jam për Man Utd

Mesfushori brazilian, Anderson, ka pranuar se nuk e meriton ta bartë fanellën e një klubi të madh siç është Manchester United. Por, ai është zotuar se do të bëhet futbollist i rëndësishëm i ekipit. Anderson nuk ka treguar paraqitje të mira këtë sezon, ndërsa ka shënuar vetëm një gol në 96 paraqitje për ekipin.

“Do të gënjeja nëse them se nuk jam i dëshpëruar me paraqitjet e mia në Manchester United. Njëri prej objektivave kryesorë të mi është të kthehem në gjendjen që isha në Porto, e pastaj të filloj të shënoj gola dhe të jem futbollist i rëndësishëm në ekip”, tha Anderson, për tabloidin anglez The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›