E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney gëzohet që ra Reali

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka pranuar se është i lumtur që Real Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Real u mposht nga Lyon, ndërsa Manchester United e shkatërroi Milanin për të kaluar në çerekfinale. Kjo nënkupton se nuk do të ketë finale të ëndrrave për Cristiano Ronaldon në Bernabeu.

“Real Madrid është eliminuar dhe është larguar një pengesë. Ju e dini se për të shkuar në finale dhe për t’u takuar me ta në stadiumin e tyre do të kishte qenë shumë e vështirë”, tha Rooney.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›