E Shtunë, 31 Tetor 2026

Net Apolloniane në Parkun Arkeologjik

Festivali “ARCHEO.s/Netët Apolloniane 2011” që nisi mbrëmë në Apoloni, përgjatë një jave do të promovojë në rang ndërkombëtar Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë dhe objektet historike që përmbledh ky park me një sërë aktivitetesh artistike.

Sipari i këtij festivali u çel me një ekspozitë pikturash dhe do të mbyllet të dielën e 11 shtatorit me veprën e Brech-Wail “Opera për tre groshë”. Agron Xoxa, prejtor i projektit ARCHEO, në konferencën për shtyp, para startit të këtij festivali, theksoi se “Festivali, në strukturën artistike të tij, do të zhvillohet në traditën e festivalit “Apolonia Fest”, pra si një festival Multi-Art, ku do të kemi ekskluzivitetin e premierave absolute. Risia këtë vit, në krahasim me aktivitetet e ngjashme të zhvillura vitet e kaluara është krijimi hapësirave të nevojshme për artistët e rinj, të cilët kanë nevojë për mbështetje në hapat e para të karrierës së tyre”. Ndërsa koordinatori Artistik i festivalit, Mitro Kuteli, tha se në aktivitet do të marrin pjesë grupe nga vende të ndryshme të botës, si “Kori i Konservatorit të Leçes” nga Italia, “Naama, Ëomen’s Vocal” nga Izraeli apo grupi i vajzave “Klapa Fortuna”, nga Dubrovniku i Kroacisë etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›