E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanjahu: Shtet palestinez? Vetëm pas paqes me Izraelin

“Palestinezët duhet që më parë të bëjnë paqe me Izraelin, dhe vetëm më pas të kenë shtetin e tyre”, theksoi Netanjahu.

“Izraeli është i përgatitur të ketë një shtet palestinez në Bregun Perëndimor, por nuk është i përgatitur të ketë një tjetër Gaza aty”.

Netanjahu foli në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pas Presidentit të Autoritetit Palestinez, i cili kërkoi njohjen dhe anëtarësimin e Palestinës në OKB, pas dështimit të negociatave për më shumë se dy dekada.

Izraeli ka refuzuar kërkesën palestineze, duke theksuar se paqja mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave dhe jo nëpërmjet deklarimit të njëanshëm të shtetësisë.

Ne orët në vijim, Organizata e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë kërkesën palestineze për njohje dhe anëtarësim të plotë.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-23 20:20
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›