E Hënë, 2 Nëntor 2026

Netanyahu akuzon udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Kanadasë për inkurajimin e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyah ka akuzuar udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Kanadasë për inkurajimin e Hamasit, fill pas thirrjeve të Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Mark Carney për ndalimin e ofensivës ushtarake të Izraelit dhe për t’i dhënë fund kufizimeve të ndihmës humanitare në Gaza.

Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë dënuan veprimet e qeverisë izraelite në Gaza, duke paralajmëruar se Britania dhe aleatët do të ndërmarrin “veprime konkrete” nëse Netanyahu nuk ndryshon kurs.

Në një postim në X të enjten në mbrëmje, kryeministri izraelit tha se Hamasi donte të “shkatërronte shtetin hebre” dhe “të zhdukte popullin hebre”.

 “Nuk mund ta kuptoja kurrë se si kjo e vërtetë e thjeshtë u shpëton udhëheqësve të Francës, Britanisë, Kanadasë dhe të tjerëve. I them Presidentit Macron, kryeministrit Carney dhe kryeministrit Starmer, kur vrasësit masivë, përdhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit ju falënderojnë, ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë.”, tha Netanyahu.

Ky i fundit tha se veprimet e udhëheqësve nuk po “përparonin paqen”, por “po e inkurajonin Hamasin që të vazhdonte luftën përgjithmonë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›