E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu do të kërkojë ndihmën e Rusisë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar sot se do të angazhohet për sanksione të reja kundër Iranit, gjatë vizitës së tij në Rusi këtë javë.

Netanyahu dje pasdite filloi vizitën e tij treditore në Moskë, gjatë se cilës është paraparë të takohet me udhëheqësit rusë, vetëm disa ditë pasi që Irani ka kumtuar se do ta pasurojë uraniumit në një nivel më të larta. Negociatat pritet të përqendrohen në grindjen me Iranin dhe në ngecjen e procesit paqësor për Lindjen e Mesme.

Edhe përkundër faktit se Netayahu ka pasur një vizitë të fshehtë në Rusi, në shtator të vitit të kaluar, e cila u zbulua nga mediet, do të jetë kjo vizita e parë zyrtare e tij në Rusi, që nga momenti kur mori përsipër funksionin e kryeministrit, në mars të vitit të kaluar.

Edhe përkundër faktit se është zbuluar shumë pak për vizitën e Netanyahut në Rusi në shtator, besohet se ajo kishte të bënte me qëllimin e Rusisë që t’i shet armatim Iranit dhe Sirisë.

Kjo çështje, kanë theksuar zyrtarët izraelitë, është ende mbi tavolinë dhe me gjasë do të diskutohet gjatë takimeve të Netanyahut me kryetarin dhe kryeministrin e Rusisë, Dimitri Medvedevin dhe Vladimir Putinin. Vizita e Netanyahut në Moskë përfundon të martën në mbrëmje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›