Refuzohet ankesa e Tymoshenkos

Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës ka njoftuar se nuk do të shqyrtojë ankesën e kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila ka theksuar se posedon dëshmi për vjedhje të votave gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Vendimi i Komisionit do të jetë një goditje e rëndë për Tymoshenkon, e cila po tenton të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, sipas të cilit fitore me një epërsi prej 3.5 për qind ka shënuar rivali i saj pro-rus, Viktor Janukovic.
“Kam marrë vendimin e vetëm që kam mundur ta marrë-që t’i ankohem gjykatës për rezultatin e zgjedhjeve. Po të mos i isha drejtuar gjykatës, kjo do të nënkuptonte se unë po luftë do ta lija Ukrainën në duart e kriminelëve”, tha Tymoshenko, në fjalimin drejtuar kombit nëpërmjet televizionit shtetëror.
Ajo kërkoi nga ukrainasit që të përkrahin luftën e saj për rishqyrtimin e rezultatit të zgjedhjeve, por ajo njëkohësisht apeloi që ata të përmbahen nga dala në rrugë dhe nga demonstratat, të cilat sipas fjalëve të saj do të mund ta paralizonin shtetin.
“Ukraina si asnjëherë më parë ka nevojë për qetësi dhe stabilitet”, tha Tymoshenko, duke shtuar se është e bindur se mbi 1 milionë vota janë të falsifikuara apo të dyshimta.