Maturantet e para 2012, nuk mund te permiresojne notat Luljeta Ndoka
Rregullorja e Matures Shteterore 2012 e cila pritet te publikohet brenda pak ditesh, pritet te reflektoje nje ndryshim kyc. Me saktesisht, behet fjale per kategorine e maturanteve, te cilet e kane kryer shkollen e mesme para ketij viti. Kesisoj, nese ne vitet e kaluara atyre u njihej rezultati i meparshem, por kishin te drejte t'i nenshtroheshin prape provimeve per nje note me te mire, sivjet nuk mund ta bejne kete. Sipas burimeve nga Agjencia Kombetare e Provimeve, risia e testimeve te ketij viti eshte se maturantet e vjeter nuk do te kene me shanse per te permiresuar notat e marra ne provimet me zgjedhje te maturave te zhvilluara nga 2006 deri me 2011 per nje lende te caktuar, qe duan ta rijapin serish gjate ketij vitit. Kjo e drejte do t'u jepet vetem kandidateve qe ne ate lende jane vleresuar me note negative (me pak se 4.50). Njekohesisht, te drejten per te dhene provimet me zgjedhje krahas maturanteve te rinj qe perfundojne gjate ketij viti, do ta kene dhe kandidatet qe kane mbaruar shkollen e mesme para 2006-s dhe qe nuk jane testuar ne provime me zgjedhje, duke qene se ne keto vite nuk aplikohej Matura Shteterore. Nje tjeter risi e matures eshte dhe heqja e pengeses qe kandidatet te caktojne per te dhene si provime me zgjedhje dy lende qe u perkasin gjuheve te huaja, kriter i cili nuk lejohej gjate maturave te meparshme. Formulari dhe udhezuesit jane depozituar prane Komitetit te Matures Shteterore, miratimi te cilave pritet te behet gjate kesaj jave, duke i hapur udhe me pas procesit te shperndarjes se formulareve neper shkolla per t'u plotesuar nga maturantet. Ndryshe nga sa ka ndodhur ne vitet e shkuara, testimet e 2012-s do te shoqerohen me nje sere ndryshimesh qe kane te bejne me shtimin e shumellojshmerise se lendeve, prej te cilave maturantet do te mund te perzgjedhin 2 ose 3 lende per te dhene si provime me zgjedhje. Po ashtu, jane percaktuar edhe rregullat e reja se si do te procedohet per maturantet qe kane dhene gjate viteve te shkuara provimet me zgjedhje, nderkohe qe do te rikandidojne serish gjate ketij viti per pranimet ne shkollat e larta publike. Burime prane Ministrise se Arsimit konfirmojne se procesi i plotesimit te formularit A-1 do te zhvillohet vetem per maturantet qe nuk kane dhene asnjehere provimet me zgjedhje, ndersa plotesimi i A-Z per kandidatet qe u jane nenshtruar maturave te meparshme. Plotesimi i formulareve A-1 dhe A-1Z eshte nje nder kushtet baze qe maturantet duhet te kalojne per te konfirmuar mbarimin e shkolles se mesme dhe per te vijuar me pas garen konkurrimit per pranimet ne shkollat e larta publike.
Vleresimi i maturanteve, me kredite
Per here te pare, maturantet do te vleresohen edhe me kredite. Gjate gjithe viteve te shkolles supozohet qe maturanti duhet te kete grumbulluar rreth 90 kredite ne total, per t'u drejtuar me pas dyerve te fakulteteve ku synojne te studiojne. "Ne diplomen e tij do te figurojne jo vetem notat, por edhe piket e kreditet, qe ka mbledhur secili nxenes. Maturanti duhet te fitoje minimalisht 90 kredite, per t'u konsideruar si kalues i matures dhe per t'u pajisur me diplome te posacme mature. Projektet kurrikulare, sherbimi komunitar dhe modulet profesionale kane kreditet e tyre, por nuk vleresohen me note.