E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu refuzon Obamën

Izraeli ka njoftuar se kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, Izraeli tha se kryeministri Benjamin Netanyahu e ka anuluar vizitën e planifikuar në Washington për të marrë pjesë në samitin mbi sigurinë bërthamore, të thirrur nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Zyrtarë izraelitë citohen të kenë thënë se Netanjahu e ka marrë këtë vendim pasi mësoi se Turqia dhe Egjipti mund të planifikojnë që pjesëmarrjen e tyre ta shfrytëzojnë për t'i bërë thirrje Izraelit që ta nënshkruajë marrëveshjen për Mospërhapjen e armëve bërthamore.

Izraeli asnjëherë nuk ka pohuar dhe as mohuar që zotëron armë bërthamore, por besohet se është i vetmi vend bërthamor në Lindjen e Mesme.

"Këto shtete duan të shfrytëzojnë rastin për të kritikuar Izraelin" citohet të ketë thënë një burim izraelit.

Kryeministri shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me këto qëllime, dhe kështu vendosi që të mos shkojë në këtë samit.

Izraelitët asnjëherë nuk e kanë pranuar që kanë armë bërthamore por ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, që sigurisht që ka informacion, ka thënë se ata kanë të paktën 150 mbushje bërthamore.

Izraeli asnjëherë nuk ka nënshkruar traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore, dhe kjo ishte pikërisht çështja që do të ngrinin për diskutim Egjipti dhe Turqia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›