E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Miqtë dhe armiqtë” e SHBA-së

Teoria e re e Barack Obamës është se politikat e njëanshme janë burime të konfliktit. Nuk duhet të ekzistojnë më shtete të kuqe ose shtete të kaltra. Çdo zgjedhje politike është një zgjedhje e rreme, është një mënyrë e vjetër e të menduarit. E njëjta gjë vlen edhe në skenën ndërkombëtare. Në qoftë se SHBA distancohet nga aleatët e saj dhe afrohet me kundërshtarët e saj, konfliktet do të reduktoheshin.

Në këtë pikë, SHBA-ja më pas mund të vepronte më shumë si ndërmjetës sesa si garantues ndërkombëtar dhe si përfaqësues i ndryshimit politik në kuptimin e demokracisë. Shembulli më i fundit i këtyre teorive është gjetur tek antipatia e re e treguar nga SHBA-ja drejt Britanisë lidhur me mosmarrëveshjen e vazhdueshme në mes të Britanisë dhe Argjentinës për Ishujt Falkland.

Hulumtimet gjeologjike tregojnë mundësinë e marrjes deri në 60 miliardë fuçi naftë në shtratin e detit afër zonës, 60 dhe 100 milje në veri të Ishujve Falkland. Kjo mundësi ka bërë hapjen e një rruge për shpimin paraprak në fillim të shkurtit dhe ka rindezur tensionet në mes të Britanisë së Madhe dhe Argjentinës, tendosje këto të cilat në vitin 1982 rezultuan me luftë mes dy vendeve.

Një konsorcium britanik dhe australian ka dërguar një platformë për nxjerrjen e naftës në këtë zonë. Është presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, e cila është autore e shumë nismave jopopullore - si përpjekja për të pasuar eksportet bujqësore dhe për të përdorur rezervat e Bankës Qendrore për të kapërcyer borxhin e madh të vendit - dhe e cila menjëherë ka gjetur mundësinë për të shkëputur vëmendjen e njerëzve.

Ministri i Jashtëm argjentinas, Jorge Taiana, ka kërkuar një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, duke e quajtur të "paligjshëm" eksplorimin e kompanive britanike dhe duke kërkuar një debat me zyrtarë të Madhërisë së Tij në lidhje me kërkesën e tyre të sovranitetit mbi ishujt Falkland. Argjentina ka njoftuar se do të bllokojë tregtinë detare me ishujt, që argjentinasit e quajnë ishujt Malvine.

Kryeministri britanik, Gordon Brown, duke iu referuar 1000 trupave të forcave britanike në Falkland, ka paralajmëruar se Britania e Madhe nuk do të ngurronte të ndërhynte sërish për të mbrojtur 3000 banorët e ishullit - asnjë prej tyre nuk dëshiron të bëhet shtetas argjentinas - dhe për të mbrojtur të drejtën e Britanisë së Madhe, e njohur ndërkombëtarisht, për të bërë sondime të naftës. Gazeta “The Times” e Londrës ka raportuar lajmin se një nëndetëse është dërguar nga Marina Mbretërore për të mbështetur anijet pozicionuar në sipërfaqe afër ishujve Falklands.

Si Britania e Madhe ashtu edhe Argjentina kanë reduktuar ndjeshëm konfliktin e tyre ushtarak, pas 74 ditëve të vitit 1982, ku kjo betejë u fitua me vendosmëri nga Britania. Argjentina ka ditur të përgatisë mirë terrenin diplomatik, duke kërkuar mbështetjen e shumë shteteve fqinje. Por, Britania ka ende forcat logjistike dhe detare të mjaftueshme për të fituar, nëse ajo hyn në një konflikt të ri.

Ajo ende mund të marrë mbështetje të mëtejshme logjistike - ashtu siç bëri 28 vjet më parë - nga Gjibraltari dhe Ascension Island. Administrata Obama fillimisht reagoi duke deklaruar neutralitetin e saj. "Ne jemi të ndërgjegjshëm jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për ngjarjet historike: pozita jonë mbetet ajo e neutralitetit," tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në fund të shkurtit. "Shtetet e Bashkuara e njohin de facto administrimin e ishujve nga Mbretëria e Bashkuar, por nuk e marrin asnjë pozicion mbi sovranitetin e kërkuar nga të dy palët", shtoi ai.

Në fillim të marsit, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka marrë një pozicion të ndryshëm gjatë vizitës së saj në Buenos Aires. Gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidenten e Argjentinës, e cila nuk është aspak e popullarizuar në vendin e saj, Clinton ka insistuar se Britania e Madhe dhe Argjentina duhet të zhvillojnë negociata për ishujt Falkland.

Por, ku është neutraliteti nëse ajo mbështet një shtet (Argjentina) dhe kërkon negociatat mbi një çështje që Anglia ka vendosur të mos negociojë?

Përveç përjashtimeve të kufizuara si në Afganistan dhe meritat që administrata filloi të pretendojnë për përparimin në Irak, në politikën e jashtme, Obama po përpiqet të braktisë qëndrimin tradicional të SHBA-së, vend ky i cili sheh vetën një forcë që vepron për ndryshime demokratike politike në botë dhe ta zëvendësojë këtë rol me rolin e ndërmjetësuesit në arenën ndërkombëtare.

Sipas llogaritjeve të administratës Obama, duke u shkëputur diku nga miqtë, shumë shpejt armiqtë do të bëhen më të moderuar sesa që janë tani.

Një politikë e tillë është absurde për aq kohë sa SHBA-ja mbetet një demokraci dhe një objekt i zilisë, për shkak të fuqisë së saj ekonomike dhe ushtarake.

Duke tentuar të marrë rolin e një lloj arbitri të botës, është e pakuptimtë nëse SHBA-ja redukton fuqinë që ka, duke qenë se element më i rëndësishëm në ndërmjetësimin e konflikteve ndërkombëtare është aftësia e saj për të imponuar vullnetin.

Por, administrata e Obamës duket se po “copëtohet”- gjë që u dëshmua me mbështetjen e Clintonit për presidenten e Argjentinës, e cila është e afërt me qëndrimet e presidentit socialist të Venezuelës, Hugo Chavez.

Vjeshtën e kaluar, Chavez ka deklaruar publikisht se ai do të ishte i lumtur nëse do të furnizonte Iranin me uranium.

Është e nevojshme që Obama të vendosë se cilët janë aleatët besnikë, të cilët ai dëshiron t’i ketë, apo të vendosë në favor të atmosferës ndërkombëtare, që mospërfillja për SHBA-në do të bashkojë miqtë me armiqtë tanë.

Mos harroni se Britania është aleati ynë më i afërt dhe kjo mund të jetë një pikënisje e mirë.

(Weekly Standard)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›