Xhixho: PS të mos shpif
Tiranë - Ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme dueli midis LSI-së dhe PS-së. Ka qenë nënkryatrja e LSI-së Erisa Xhixho që ka paralajmëruar zëdhënësen socialiste Mimi Kodheli dhe kreun e selisë rozë, Edi Rama që të lënë retorikat boshe dhe deklaratat bajate dhe të heqin dorë nga politika e re e pazareve dhe blerjeve me leje ndërtimi.
Gjatë një deklarate për shtyp ajo u shpreh se “Qytetarët shqiptare, nuk kanë nevojë për një rrokadë brenda KASTES e kupolës mafioze politike, të përfaqësuar nga Rama dhe Berisha, të cilët janë lidhur nëpërmjet shtyllës kurrizore të korrupsionit si dy vëllezër siamezë. Qytetarët shqiptarë kërkojnë ndryshimin e vërtetë dhe zgjidhjen e problemeve, që ato i shqetësojnë si varfëria, papunësia dhe kriza ekonomike që ka kapluar vendin”.