E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netet me muzike ne lagjen Gjuhadol te Shkodres

Birra është pija më e përshtatshme për netet e ngrohta të verës. 
Por edhe për të shijuar muzikë të mirë.

Ndodhemi ne lagjen muzeale të Gjuhadolit në Shkodër. Ne skutat karakteristike të saj qetësia e një rrugice familjare përzihet natyrshem me zhurmen e lehtë të klienteve dhe tingujt e muzikës jazz e bluz….
Kënaqësia për keto nete nuk është vetëm për banoret e Shkodrës, por edhe për të huajt. 
Alessandro Limata bankier, ka vite që jeton dhe punon ne Shkodër. Ne keto nete i kujtohet qyteti i tij Roma.  

“ Kam vite që jetoj në Shkodër, dhe të them të drejten netet këtu janë të mrrekullueshme, vera është fantastike, ka një klimë të mirë. Unë familjen e kam në Romë dhe kur më pyesin pse je kaq i lidhur me Shkodrën them se këtu shoh një pjesë të Romës. Është fantastike”, thotë ai.
Për Eugjen Garxhiolen i cili është edhe ideatori i mbrëmjeve të tilla në Gjuhadol, kjo ka të bëjë më dëshirën për të qëndruar bashkë dhe për të shijuar muzikë të mirë.

Në këtë lagje ka kujtese. Dikush i kthehet viteve të arta të muzikës. 
Në vitet ’80 në skenen e muzikës Rock në Kosovë ka pasur shumë grupe të famshme, ndër ta është edhe Grupi 403.
Per banoret e Shkodres, muzika është pjesë e jetes. 
Nëpër rrugica të tilla janë krijuar vepra të mëdha, qe I kanë qëndruar kohës duke u futur në fondit e artë të kulturës së vendit tonë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›