E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dhe Ministria e Mbrojtjes replika per shitjen e pronave te ushtrise

Zullum ndaj Ushtrisë.
Eshtë faji me të cilin Partia Socialiste ngarkon ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, me akuzën për shitje pronash nën çmim.

Në emër të PS, deputetja Ermonela Felaj kërkoi dikasterit të drejtuar nga Imami që të ndalë abuzimin me pronat.

Vetë Ministria e Mbrojtes, flet për sulme me frymëzim personal kundër ministrit Imami. Përmes një njoftimi, ky dikaster thekson se pronat në fjalë kanë 10 vjetë që kanë dalë nga Plani I Përhapjes së Forcave të Armatosura, ndërsa shitja e tyre bëhet nga Ministria e Financave. Kohën dhe çmimet e shitjes së këtyre pronave nuk I përcakton Ministria e Mbrojtjes – thekson njoftimi – por institucionet e ngarkuara për shitjen dhe privatizimin e pronave shtetërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›