E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrezon kerkesen e LSI per ndryshim rezultati ne qarkun e Kukesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën ankimore të LSI, qe pretendonte rivlerësim të votave në 15 Qendra Votimi në Qarkun Kukës.

Gjatë diskutimit përfaqësuesi i LSI ka thënë se në procesin e numërimit në 15 qendrat e votimit në rrethin e Tropojës, se ka pasur parregullësi, Sipas Ilirian Muhos kjo vërtetohet nga pamjet filimike të marra nga KQZ.

Por perfaqesuesi I PD nuk ishte dakord me arguimentat e paraqitura.

Relatori i çështjes, Hysen Osmanaj, tha se subjekti ankimues, nuk ka depozituar asnjë provë konkrete dhe ligjore, në mbështetje të kërkesës ankimore.

Me pare, komisionerët dhe përfaqësuesit e partive u përfshinë në debat. 

Te majtet thane se KQZ duhet në nisë mbledhjen në rastet e shqyrtimit të kërkesave ankimore, vetëm në rastin kur në tavolinë janë të paktën 5 anëtarë. Por argumenti u hodh poshtë nga komisionerët, me vlerësimin se shqyrtimi në rrugë administrative i kërkesave ankimore është detyrim për KQZ.

Pas marrjes se vendimit LSI do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor prej te ciklit do të kërkojë anullimin e vendimit të KQZ dhe pranimit të kërkesës për rivlerësim të votave në 15 qendra votimi në Qarkun Kukës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›