E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valbona arcani dy dite para vrasjes eshte ankuar ne polici per ish-bashkeshortin

Vrasja e Valbona Çarçanit mund të evitohej nëse policia do ta vlerësonte ankesën e saj kundër ish-bashkëshortit Genc Çarçani. Dy ditë para se të masakrohet me thikë nga ish-bashkëshorti, 46 vjeçarja nëna e dy vajzave ka denoncuar në Komisariatin nr.1 kërcënimet dhe presionet e ish-burrit. Mesohet se ky denoncim nuk eshte pritur mire nga I akuzuari per ngjarjen. Keshtu perpara se te paraqitej ne komisariat per sqarime ai ka kerkuar shpjegime nga ish-bashkeshortja duke e ndalur ate ne rruge.
Në debat e sipër i dyshuari ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar disa herë në shpinë, në qafë dhe ne gjoks ish-bashkëshorten duke e lënë në mes të rrugës të shtrirë….
Edhe para prokurorisë, I dyshuari e ka pranuar krimin dhe ka treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes, duke pretenduar se ajo prej shumë vitesh e tradhëtonte dhe nuk e lejonte ti takonte dy vajzat.
Sipas dëshmisë qe ka dhene 48-vjeçari Çarçani ai thote se para se paraqitej në Komisariat Çarçani pretendon se kishte kërkuar nga ish-gruaja që të sqarohej por ajo e kishte goditur me çantë duke e acaruar bisedën mes tyre. Si pasoje e këtij debati I dyshuari e kishte qëlluar disa herë me thikë dhe më pas me qenin e saj dhe çantën është larguar për tu arrestuar në sheshin e “Ushtarit të Panjohur”.
Ditën e martë, i dyshuari do të dale para Gjykatës për Krime të Rënda pasi vrasja e ish-bashkëshortes tashmë është kompetencë e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›