Neugebauer: Rruga drejt BE-së nuk është një rrugë e lehtë

Rruga drejt BE-së nuk është një rrugë e lehtë, megjithatë nuk duhet ti dëmtojmë përparimet e saj drejt kësaj rruge, sepse jam i bindur se në një të ardhme do të fitojë logjika e bashkëpunimit. Kështu deklaroi zv. presidenti i Parlamentit Austriak, Fritz Neugebauer, në një konferencë me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, ndërsa vuri në dukje rolin e bashkëpunimit.
Për të, kjo vizitë është e nivelit të lartë, e cila tregon se marrëdheniet mes dy vendeve janë marrë seriozisht. Një çështje mjaftë e rëndësishme ishte dhe ngjarja e 21 janarit e cila ka sjellë jo pak debat mes maxhorancës dhe opozitës.
“Ne jemi të prekur, në janar të këtij viti sepse në një vënd si Shqipëria të cilët e dashurojnë fenë dhe paqen është e nevojshme të jetojnë në paqe” tha më tej Neugebauer.