E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres grabitet argjendaria largohen autoret

Nje argjendari eshte grabitur pasditen e se enjtes ne qender te qytetit te Durresit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1645.

Dy te rinj te pamaskuar dhe te paramatosur pasi kane hyre ne ambjentet e mbrendshme te dyqanit si klient kane mundur te marrin nje sasi bizhuterisht dhe sendesh te tjera te cmuara. Policia nuk ka dhene ende asnje informacion te sakte mbi sasine e vjedhur ndersa grupi operativ ka shkuar ne vend ngjarje dhe po ben hetimet perkatese.

Sipas deshmitareve personat e perfshire ne vjedhje jane rreth moshes 25-30 vjec. Mendohet se grabitesit jane larguar nga vendngjarja me nje biciklete.
Kamerat e sigurise te instaluara ne dyqan mendohet te ndihmojne policine per identifikimin e grabitesve. Kjo eshte grabitja e dyte ne me pak se 30 dite ne qytetin e Durresit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›