E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezonte minorenen si prostitute pranga 56-vjecarit

Ne moshen e te atit te vajzes ndoshta edhe me i madh nje 56-vjecar nga kryeqyteti eshte vene ne prangat e policise pasi ka shfrytezuar nje minorene 17-vjecare si prostitute. Ngjarja ka ndodhur dy net me pare ne kryeqytet kur specialistet e seksionit Kunder Trafiqeve bene te mundur kapjen dhe me pas arrestimin ne kushtet e flagrances te Harif Mehmetit nga Tirana. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit sipas se ciles arrestimi i tij eshte bere ne afersi te Pallatit te Kultures ku eshte kapur ne flagrance gjate kohes qe shfrytezonte per prostitucion nje shtetasi 17-vjecare. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua nje shume parash. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Trafikimit te femrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›