E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: KQZ duhet të punojë e lirë dhe e pavarur


Kryetari i KQZ-së Arben Ristani zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu. Takimi i zhvillua në ambientet e KQZ-së. Ky takim kishte për qëllim informimin mbi veprimtrinë e zhvilluara në drejtim të përgatitjeve të zgjedhjeve vendore të datës 8 maj 2011.
 

Kryetari i KQZ-së shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për zhvillimin e proceseve zgjedhore dhe demokratike në Shqipëri. Më tej, Ristani bëri një përmbledhje të veprimtarisë që kryer Komisioni për përgatitjen dhe ngritjen e të gjithë infrastrukturës njerëzore, nënligjore dhe logjistike në funksion të administrimit të procesit zgjedhor.
 

Ambasadori Arvizu gjate bisedës shprehu rëndësinë e pergatitjes së zgjedhjeve nga një KQZ e pavarur, cka do të ishte vendimtare për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. KQZ duhet të lejohet të punojë e lirë dhe për më teper nuk mund të shndërrohet në një mjet që përdoret nga politika. Arvizu inkurajoi KQZ-ne te perdore cdo mjet te mundur per te arritur transparencen dhe besueshmerine ne proces.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›