E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neveris aktin e Tavos Nanon e shoh me pezem

Rama

Kryesocialisti Rama ka bere me dije dje ne asamble se Vangjel Tavon e shikon me neveri ndersa Fatos Nanon me pezem. E neveris sot aktin e ulet te Vangjel Tavos qe nxori ne tender mandatin e te vetmes shprese te miliona shqiptareve qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit te Saliut tha kreu i PS-se Edi Rama. Po keshtu kryesocialisti nuk la pa permendur edhe ish-drejtuesin e PS-se Fatos Nano duke thene se e shoh me pezem shfaqjen e rishfaqjen prej vitesh te Fatos Nanos ne televizione sa here i duhet Saliut zeri i tij kunder kesaj shprese te vetme qe quhet Partia Socialiste dhe qe Fatosi u katandis ta thote me zerin e vet se nuk e ka votuar e nuk do ta votoje. Lideri aktual i PS-se Edi Rama thote se Kjo parti nuk eshte e imja nuk eshte as vendi ku une dua te degjoj vetem jehonen e zerit tim apo te shoh vetem fytyren e miratimit pa debat te cdo gjeje qe une them. Ne jemi sot e vetmja shprese per Shqiperine pa vizen e turpshme te refuzimit te Bashkimit Europian mbi fytyre. Kreu i PS-se theksoi gjate asamblese se Sali Berisha e la pas dyerve te Europes Shqiperine sepse e do peng te deres se oborrit nderkohe qe shqiptareve thuajse po vdes tu thote O rrini me mua nen sundimin tim o ikni ku te doni jashte shtetit se ketu skeni tjeter shans e shprese. Kryesocialisti Rama ka bere apel per tu bashkuar me fort se kurre jo ne emer te shuarjes se dallimeve si njerez te ndryshem me mendime e qasje shpeshhere te ndryshme ndaj gjerave dhe ndaj vete njeri-tjetrit po ne radhe te pare ne emer te atyre qindra mijerave qe e shohin e degjojne cbejme e cthemi ne perdite me bindjen se jemi per ta e vetmja shprese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›