E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrvenia e vetures se babait te Fevziut e qellimshme

TIRANE- Zjarrvenia e vetures se babait te Blendi Fevziut ne rrugen Hile Mosi prane Shkolle se Kuqe dyshohet te mos kete qene e rastesishme dhe e vene nga nje person qe mund te kete qene me te meta mendore. Se paku sipas burimeve ky person dyshohet te kete qene instruktuar per te vene zjarrin ne veturen e babait te Fevziut. Shtepia e ketij te fundit ndodhet ne rrugen Hile Mosi jo shume larg rruges Qemal Stafa. Shtepia eshte e rrethuar me nje mur relativisht te larte afersisht dy metra dhe me nje porte hekuri po kaq te larte. Ne vilen dy kateshe te familjes se gazetarit te njohur te TV Klan i cili ben emisionin e njohur Opinion nuk banon askush ndersa banore te zones thone se aty vjen here pas here babai i Fevziut. Keta te fundit pohojne se babai i gazetarit te njohur nuk banon prej kohesh ne kete vile e cila qendron e boshatisur. Po keshtu banoret pohojne se ata qe njihen si persona me probleme psiqike apo te semure mendore nuk jane tipa agresive. Dy net me pare ne rrugen Hil Mosi mori flake ne menyre te papritur dhe u dogj autovetura e babait te Blendi Fevziut. Pas mberritjes se policise dhe zjarrfikeseve ne vendin e ngjarjes zjarri u neutralizua dhe u shua ndersa policia identifikoi si te dyshuar nje person rreth 30 vjec i semure me te meta mendore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›