Konferenca Gjyqesore kandidojne 30 gjyqtare per 5 vende ne KLD
Gjykata e Larte ka publikuar listen me 30 kandidatet qe do te garojne per pese vendet vakante per anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise votim i cili do te realizohet me date 15 nentor dhe pritet te marrin pjese mbi dy te tretat e te gjithe trupes gjyqesore. E ashtuquajtura Konferenca Gjyqesore do te kete nen drejtim kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becajn. Konferenca Gjyqesore Kombetare e cila mblidhet per here te pare pas shfuqizimit te ligjit organik per funksionimin e saj nga Gjykata Kushtetuese ka ne rendin e dites zgjedhjen e 5 anetareve te rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise. Per keto vende vakante prane KLD-se kane shpallur kandidaturat e tyre 30 gjyqtare te te tre niveleve te gjyqesorit te cilet do te zgjidhen nga koleget e tyre per nje mandat 5-vjecar prane Keshillit te Larte te Drejtesise thuhet ne njoftimin e Gjykates se Larte.
Megjithese nuk ka nje ligj per Konferencen Gjyqesore kjo e fundit do te mblidhet pas nismes se Becajt. Funksionimi do te kryhet sipas nje rregulloreje. Nisma e Becajt ka marre miratimin edhe te KLD-se e Ministrise se Drejtesise madje edhe te shoqatave te gjyqtareve te cilat ishin skeptike per organizimin ne kete menyre te konferences. Por duke pare vonesat ne zgjidhjen e ngercit nga politika grupet e interesit menduan qe te mblidhnin trupen gjyqesore dhe te vetevendosnin per vendet vakante te KLD-se te cilat kane paralizuar punen e keshillit.
Ne sekretarine e Konferences Gjyqesore jane paraqitur 30 gjyqtare qe do te kandidojne per pese vende vakante. Midis kandidateve eshte edhe kryetari deri dje ne detyre i Gjykates se Krimeve te Renda Dritan Hallunaj. Ai u zevendesua nga gjyqtarja Etleva Deda gjate mbledhjes se KLD-se. Lista vijon me emrat e Besnik Imerit Aleksander Muskajt dhe Medi Bicit te cilet jane gjyqtare prane Gjykates se Larte. Nderkohe gjykata me me shume kandidate eshte padyshim ajo e Tiranes ku kane kandiduar disa gjyqtare midis te cileve Rezarta Vigani Ibrahim Hoxha Albert Mece Alkalina Gazidede Bledar Abullai e Ilir Mustafai. E perfaqesuar ne kete liste eshte edhe Gjykata e Apelit Tirane si dhe gjykatat e Shkodres Kavajes Lushnjes etj. Fushata zgjedhore ka filluar dhe gjate ketij harku kohor kandidatet kane marre kontakte me koleget e tyre ne te gjithe Shqiperine ku do te kerkojne voten. Sipas nje vezhgimi ne gjykatat kryesore te Shqiperise kane filluar klanet e para. Por vota do te jete e fshehte dhe fleta e votimit do ti kete te gjithe kandidatet sipas rendit alfabetik.
Ne mungese te ligjit per shkak te raporteve te kushtezuara te opozites me Kuvendin Konferenca e Gjyqtareve i ka hapur rruge perzgjedhjes se anetareve te rinj per vendet vakante ne KLD. Ne nje takim ku ishin te pranishem 252 gjyqtare nga 315 gjithsej u arrit kuorumi i nevojshem per votimin dhe miratimin e vendimit per thirrjen e konferences. Gjyqtaret miratuan edhe projekt-rregulloren e cila u hartua nga grupi i punes i ngritur ne korrik te ketij viti.