Nevoja e miratimit te ligjeve antikorrupsion ne Kosove

Ne Kosove perfaqesues te shoqerise civile thone se lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar nuk mund te jete efektive nese nuk ka nje ligj qe mundeson konfiskimin e pasurise se fituar ne menyre te paligjshme. Perfaqesuesit e shoqerise civile thone ekzekutivi i vendit qellimisht po vonon kompletimin e paketes ligjore antikorrupsion. Autoritetet ne Kosove ka kohe qe i kane shpallur lufte korrupsionit dhe krimit te organizuar mirepo kjo lufte nuk mund te jete efektive nese nuk percillet edhe me akte ligjore.
Nuk ekziston ligji per konfiskimin e pasurise se paligjshme
Nese nje zyrtar i larte i institucioneve te Kosoves eshte pasuruar per nje periudhe te shkurter kohore dhe ne menyre te paligjshme pasuria nuk mund ti konfiskohet sepse nuk ekziston ligji per konfiskimin e pasurise se paligjshme. Perfaqesues te shoqerise civile mendojne se fillimisht duhet te kete nje vullnet institucional per luftimin e korrupsionit dhe ky vullnet sipas tyre duhet pasuar edhe me miratimin e ligjeve qe lidhen drejtperdrejt me kete lufte. Armend Zemaj nga komisioni parlamentar per legjislacion thote per programin tone se miratimi i ketij ligji eshte me se i domosdoshem. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Duhet te kete nje vullnet institucional per luftimin e korrupsionit
E gjithe kjo infrastrukture ligjore qe lidhet me kete teme pa ligjin per konfiskimin e pasurise se fituar ne menyre te paligjshme apo me kriminalitet nuk do te jete e dobishme ne te ardhmen thote Armend Zemaj.
Zoti Zemaj thote se parlamenti ka themeluar nje agjenci per administrimin e pasurise se sekuestruar por ajo nuk mund te jete plotesisht funksionale nese nuk ka ligj per konfiskimin e pasurise se paligjshme.
Ne e kemi paramanduar ligjin per menaxhimin e pasurise se konfiskuar ndersa nuk e kemi ligjin qe e konfiskon pasurine e fituar ne menyre te paligjshme dhe kjo natyrisht se do te jete ne hendikep i madh derisa ky ligj te jete ne fuqi thote Armend Zemaj.
Ligji per konfiskimin e pasurise se paligjshme duhet hartuar fillimisht nga qeveria e Kosoves dhe me pas te miratohet ne parlament. Zyrtare te qeverise se Kosoves thone se ata jane duke e hartuar ligjin dhe se shpejti ai do te procedohet per miratim ne kuvendin e Kosoves.
Zogjiani Mosmiratimi i ligjeve eshte i qellimshem
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Avni Zogjiani perfaqesuesi i Organizates joqeveritare per Demokraci Anti-Korrupsion ohu
Mirepo perfaqesuesi i Organizates joqeveritare per Demokraci Anti-Korrupsion ohu Avni Zogjiani thote per programin tone se mosmiratimi i ligjeve qe do te ndihmonte luften kunder korrupsionit eshte i qellimshem.
Per shembull. Nese nje zyrtar i larte nuk e deklaron pasurine ai gjobitet me 500 euro. Pra kjo tregon se paketa ligjore antikorrupsion eshte krijuar ne ate forme qe me me interes eshte qe te thyhet ligji dhe te paguhet sanksioni sesa te respektohet ligji thote Avni Zogjani.
Avni Zogjiani merr edhe nje shembull tjeter.
Nese kemi nje aksion te organeve te rendit ne nje kompani ne Kosove konflikt interesi cilesohet vetem nga 20 perqind e me teper ndersa ne te gjitha vendet e rajonit e kane zero perqind. Pra ne vendet e rajonit ne momentin qe nje zyrtar i larte ka cfaredo aksionesh ne nje kompani ajo cilesohet konflikt interesi thote Avni Zogjiani.
Agjencia antikorruspion nuk ka kompetence te zhvilloje hetime te gjithembarshme
Verifikimi i pasurise dhe konfiskimi i saj nese eshte e paligjshme mund te behet vetem permes hetimeve te gjithembarshme te cilat perfshijne edhe hetimet qe bien ne kompetence te prokurorise dhe policise. Kete kompetence nuk e ka agjencia antikorruspion e cila mund te beje vetem raport me te dhenat e saj dhe ato te dhena ti dorezoje ne prokurorine speciale te Kosoves. Sidoqofte lufta kunder korrupsionit dhe miratimi i ligjeve qe e bejne efektive kete lufte ne Kosove eshte edhe kerkese e Komisionit Evropian. Vleresimetper efektsherine e institucioneve kosovare ne luften kunder korrupsionit do te perfshihen ne raportin e progresit per Kosoven i cili ne nentor do te behet publik.
Autor Bekim Shehu.
Redaktor Angjelina Verbica
Angelina Verbica