Nevoja për ndryshimin e kodit rrugor imperativ
Nga Sadedin ÇELIKU*
Siguria rrugore, rritja e aksidenteve me pasojë vdekjen, ulja e standardeve të shërbimeve të transportit rrugor e të tjerë bëjnë të domosdoshme disa ndryshime amendamentesh të kodit rrugor që lidhem me këtë çështje, ndryshimin e organizimit të punës në institucionin kryesor që merret me këto shërbime dhe korrigjimin e ndonjë neni të kodit ndryshuar kot pa patur parasysh kushtet konkrete të vendit tonë. Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë në përgjithësi është bazuar kryesisht në modelin e kodit Italian. Kohët e fundit me propozim të Ministrisë së Transportit, parlamenti shqiptar ndryshoi një amendament sipas së cilës çdo drejtues automjeti duhet të mbajë ndezur gjatë udhëtimit dritat e shkurtra. Ky ndryshim është huazuar nga vendet e tjera perëndimore që nxisin dhe promovojnë reflekset gjatë udhëtimit, shikojnë më mirë automjetin që kanë përpara dhe në rast mjegulle shikojnë më mirë njeri-tjetrin. Duke marrë shkas nga ky ndryshim vërejmë se ky amendament i ndryshuar nuk i ka shërbyer qëllimit për shkak se jo vetëm nuk ka rritur reflekset por kjo ka çuar në rritjen e aksidenteve me pasojë vdekjen. Nga ana tjetër, ne nuk jemi vend që klima jonë shoqërohet nga mjegulla. Për shkak se rastet e sipërme nuk janë fenomene dhe nuk i shërbejnë qëllimit, rritjes dhe forcimit të sigurisë rrugore ky amendament duhet shfuqizuar. Të vetmit që ja shohin qarin kësaj pune janë policia e trafikut rrugor që nuk merret më me kundravajtjet por me bixhën që i ka ardhur në dorë pra me fenerët. Në nenin 93 pika 1 e këtij kodi përcaktohet se brenda 10 ditëve kur është vërtetuar akti i ndryshimit pronësisë, kur jepen në përdorim të tjerëve ose kur lidhen marrëveshje për qiradhënie me të drejtë blerje automjeti, motomjeti dhe rimorkiot, dega përkatëse e Drejtorisë së përgjithshme e shërbimeve te transportit rrugor merr masa për ndryshimin e pronësisë ose ndryshime të tjera si dhe për lëshimin e certifikatave të pronësisë. Në pikat 2,3,4,5 janë përcaktuar dhe detyrimet përkatëse të D.P.SH.T.RR-së, pronarit dhe organeve të policisë. Në fakt ka automjete që kanë ndërruar me 3-4 herë pronarët dhe nuk kanë bërë axhornimet përkatëse të automjetit. Në nenin 96 përcaktohet formalisht për qarkullimin e ciklomotorëve. Këto duhet të kenë certifikatë me të dhënat e identifikimit me shenjë përkatëse. Ky nen duhet riparë se pothuajse i gjithë inventari i ciklomotorëve janë pa ato dokumente dhe pa targa. Kështu do vazhdohet? Neni 97 qarkullimi i provës. Kjo ka sjell pështjellim sepse kur dalin për provë mjetet, kërkojnë leje qarkullimi duke rritur në këtë mënyrë mjaft burokracinë. Në fakt duhet pajisur me një autorizim nga zyrat e D.P.SH.T.RR-së dhe nuk ka nevoje për gjë tjetër. Duhet shfuqizuar. Neni 101 që bën fjalë për humbjen, vjedhjen, dëmtimin, shkatërrimin e targës etj. Brenda 24 orëve bëhet denoncimi tek organet policore të cilat mbajnë shënimin e duhur dhe lëshojnë zyrtarisht një vërtetim për D.P.SH.T.RR-në. Pasi ka kaluar 15 ditë nga ky denoncim dhe nuk është gjetur autori i këtij dëmi, duhet bërë regjistrim i ri. Pse duhet pritur 15 ditë? Neni 115 leja e drejtimit dhe certifikata e aftësisë profesionale për drejtimin e motomjeteve kanë probleme. Nuk zbatohen kërkesat fizike dhe psikike për marrjen e lejes së drejtimit të kërkuara në nenin 117. Vazhdohet të mos zbatohen kërkesat e nenit 119 për provimin e marrjes së lejes së drejtimit. Ka ardhur koha që të vendoset me ligj që provimi të bëhet si kudo në botë në formë elektronike. Nga ana e Ministrisë së Transportit i janë deleguar disa kompetenca D.P.SH.T.RR-së për dhënie licencash dhe ushtrim aktiviteti tregtar. Në një pjesë të tyre ka konflikt interesash që bie në kundërshtim me ligjin. Kjo është arsyeja që një numër i madh punonjësish atje kanë kryer vepra penale dhe kanë përfunduar në burg sepse i kemi stimuluar vetë. Të njëjtit punonjës që trajnojnë qytetarët për certifikimin e ADR-së po ato marrin në provim. Kuptohet pajisen ato qytetarë që tregohen të sjellshëm. Nga ana tjetër trajnuesit janë të paaftë dhe të pacertifikuar për vete. Ata janë bërë me shtëpi të reja për pak kohë. Blihet shtëpia me pagë modeste? Në të njëjtën mënyrë veprohet dhe për licenca të tjera. Është me vend të thuhet se këto shërbime nuk janë në objektin dhe statutin për themelimin e D.P.SH.T.RR-së miratuar nga Këshilli i Ministrave. Kjo çështje duhet riparë dhe korrigjuar urgjent në funksion të zbatimit të ligjit. Tu hiqen aktivitetet që burojnë nga shkelja e ligjit dhe konflikti i interesave ose të bëjnë ndryshimin me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ka ardhur koha dhe është imperative ndryshimi i kodit rrugor që ai të jetë funksional duke iu përshtatur kushteve konkrete të vendit tonë. U bë 11 vjet që është miratuar ky kod dhe për kohën që u zbatua e kreu funksionon e vet. Tashmë Shqipëria ka një inventar prej 250000 automjetesh. Ngritja e një grupi pune nën drejtimin e Institutit të transportit do ta bënte më të efektshëm zbatimin e ligjit. Reformimi i kodit dhe i asaj ndërmarrje pra të D.P.SH.T.RR-së me siguri do të rrisë standardet e shërbimeve të transportit rrugor dhe për rrjedhojë sigurinë rrugore që është bërë aq shumë problem.
*Ish Zv/Ministër i Transporteve
Last Updated on Sunday, 12 July 2009 17:30