E Shtunë, 31 Tetor 2026

New Moment Tirana fiton nje cmim nderkombetar

Ne festivalin nderkombetar te reklames, e cila u organizuar ne Piran, Slloveni, agjencise New Moment Tirana iu dha cmimi Shtepia e Bronzit ne kategorine e spoteve televizive.

Ky cmim u dha per spotin televiziv "Siguria" te cilin New Moment Tirana e krijoi dhe prodhoi per klientin e saj NBG Bank ne fillim te 2009. PiranIdea eshte nje festival nderkombetar i reklames, dhe kete vit u organizua ne Piran, ne bregdetin Adriatik, dhe ne te marrin pjese te gjitha agjencite e Young&Rubicam te Evropes Qendrore dhe Juglindore. Kete vit merrnin pjese 18 vende, te cilat aplikuan me 362 punime ne kategori te ndryshme, (si spote televizive, spote radiofonike, reklama per gazeta, promocione si edhe reklama interaktive, etj). Kritere shume te rrepta te percaktuara nga juria, sollen si rezultat dhenien e vetem 17 cmimeve nga 363 punime konkuruese. Nuk ka shume fusha ne jete, ne te cilat ne mund te jemi krahe me krahe me vendet e medha dhe te zhvilluara. Megjithate ndodh e kunderta ne fushen e kreativitetit. Shqiptaret kane nje potencial te larte intelektual dhe kreativ, dhe jam shume i gezuar qe ky cmim do te rrise besimin dhe motivimin ne skuadren tone, ne menyre qe te zhvillojme rezultate me te larta ne nivel nderkombetar - tha Oliver Petrovski, menaxheri i New Moment Tirana. Ky eshte festivali i trete nderkombetar per Nee Moment Tirana, mbas suksesit te reklames "Para/Pas" per kompanine Semos alts vitin e kaluar, dhe spotin televiziv "Naten e mire" per NBG Bank ne 2007. Me keto suksese, New Moment Tirana e ka vene Shqiperine ne harten e reklamimit te Evropes, duke qene se keto jane cmimet e para ne fushen e reklamimit, per punime te bera per tregun Shqiptar, dhe per tregun mediatik te Shqiperise. Eshte e rendesishme, te permendim se New Moment Tirana eshte pjese e grupit New Moment MSHK (Maqedoni-Shqiperi-Kosove), i cili eshte grupi me me shume cmime jo vetem ne grupin New Moment, me me shume se 80 cmime ne festival nderkombetare si ai i Nee Yourk-ut, Goldem Drum, Cmimet Epica, Montreux, Eurobest, MIAF - Mosk, Cresta, fitues ne Valencia, dhe shume te tjere. Cmimi i fituar nga skuadra e New Moment Tirana eshte nje konfirmim jo vetem qe epersia kreative e grupit ka perfshire edhe skuadren e Shqiperise, por edhe se arritja e kritereve ne menyre te krahasueshme dhe perpjekjet per te kapur tregjet Europiane dhe Boterore, jane pjese kyce e kultures ne New Moment ne cdo treg. Me punen e saj creative, New Moment Tirana do te vazhdoje te perfaqesoje dhe te reklamoje Shqiperine dhe potencialin e saj te lart kreativ, botes se reklamave dhe komunikimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›