E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli mbyllet gjate nates pa afat

Tuneli aktiv i autostrades se re Tirane-Durres do te mbyllet prej dites se hene, date 21.09.09 nga ora 07:00 deri ne oren 19:00, nderkohe qe nuk nje afat per rihapjen e tij. Burimet zyrtare ne Ministrine e Transportit njoftuan se, kjo per arsye se punimet e Tunelit te Thirres ne kete autostrade kane hyre ne nje faze intensive me perforcime masive te struktures se shkembit, te cilat sjellin nevojen e optimizimit te proceseve inxhenierike duke i dhene me shume kohe kontraktorit. "Ju kerkojme ndjese per shqetesimin te gjithe perdoruesve te kesaj autostrade ne Shqiperi dhe Kosove dhe njekohesisht i falenderojme per mirekuptimin" u shpreh me ane te nje njoftimi zyrtar ministria e Transportit. Autostrada e re ka nisur te funksionoje qe nga data 25 qershor i ketij viti dhe qe prej kesaj dite, Tirana me Prishtinen jane vetem tre ore distance larg. Rruga Rreshen-Kalimash eshte pjese e autostrades prej 170 kilometrash, qe lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosoves. Ky segment do te jete nje segment i rendesishem i transportit rrugor kombetar ne Shqiperi, sepse realizon nje lidhje jetike me Kosoven dhe vendet e rajonit. Nga pikepamja teknike, autostrada eshte e ndare ne 3 segmente: Rreshen-Rreps, me gjatesi 19.8 km, Rreps-Thirre, me gjatesi 26.5 km, dhe Thirre-Kalimash, me gjatesi 14.8 km. Autostrada, me gjatesi te pergjithshme prej 64 km, me kater korsi, ndertohet nga kompania "Bechtel Enka". Segmenti i trete, Thirre-Kalimash, ka nje tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra te gjate, qe kalon permes malit Qafa e Kumbulles. Ky tunel do te jete nje nder me te gjatet ne rajon. Ndertimi i rruges ka nisur ketu e dy vjet me pare. Projekti Rreshen-Kalimash u shoqerua me debate te forta politike si dhe ju nenshtrua procedurave hetimore per shkak te dyshimeve per abuzime financiare duke qene se kostoja e saj mund te shkoje deri ne me shume se 1 miliard euro. Socialistet kane akuzuar qeverine per shpenzime disa qindra milion eurosh per kete rruge qe sipas tyre jane te pajustifikueshme. Por kryeministri Berisha eshte pergjigjur se asnje kosto nuk mund te jete me e larte se rendesia dhe perfitimet qe sjell kjo rruge.

Rruga e re lehtesim per Rajonin

Rruga e re eshte shume e rendesishme per Shqiperine, sepse shume turiste qe vizitojne vendin jane nga Kosova ose Maqedonia. Keshtu, qe ne veren e ketij viti, qindra mije pushuesit nga Kosova e kane patur shume me te lehte per te ardhur ne plazhet e Durresit. Edhe "nxitimi" per te ndertuar ne krah te rruges se re objekte sherbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqesore dhe industriale eshte i kuptueshem. Fluksi i madh i turisteve ne kohen e veres, por dhe zgjerimi i tregtise me Kosoven, fale Marreveshjes se Tregtise se Lire, e ben mjaft atraktiv kete segment te ri rrugor. Autostrada e re, e konsideruar si nje veper gjigante, kalon ne Durres-Vore-Fushe Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine. Rritja e dendesise se levizjes dhe perspektiva qe ka jo vetem lidhja e kesaj treve, por edhe e nje rajoni me te gjere ne perspektiven e afert deri ne takimin me Korridorin Pan Evropian nr.10 ne Nish dhe me tej ne Rumani, Bullgari e gjetke, e ben kete arterie mjaft me perspektive per Kosoven, Shqiperine dhe vete rajonin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›