E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania mban peng 120 pergjigje analizash

Nga te dhenat e ISHP-se mesohet se nje prej pacienteve vuan nga nje semundje shoqeruese kronike, me diabet. Pervec dy rasteve te dyshuara, nje rast i mundshem me gripin A/H1N1 gjendet i shtruar ne spitalin pneumoftiziatrik dhe nje rast tjeter ne spitalin e Pediatrise. Sipas buletinit epidemiologjik te ISHP, thuhet se nga 722 mostra te mbledhura, vetem ne Infektivin e Tiranes jane derguar per analiza ne laboratorin e imunofluoreshences rreth 391 mostra prej te cilave kane rezultuar pozitive 16 analiza.

Nderkohe qe nga Rumania priten edhe 120 pergjigje te tjera, te analizave te derguara. Kjo pritet te sjelle nje rritje te numrit te te prekurve nga gripi i derrit, ndersa zyrtarisht numerohen 31 raste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›