E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analizat e te dyshuarve, perplasin ISHP me QSUT

Sonila Isaku

Rastet me grip derri dhe analizat te cilet priten nga Rumania duket se jane kthyer tashme ne molle sherri mes specialisteve te Institutit te Shendetit Publik dhe mjekeve te Spitalit Infektiv.

Perplasja

Sipas buletinit, te Institutit te Shendetit Publik ne spitalin Infektiv jane te shtruar dy paciente ne gjendje te rende. Por, ky fakt hidhet poshte nga mjeket e spitalit te cilet pohojne se prej javesh nuk ka nje pacient te shtruar si te dyshuar nga virusi H1N1. "Gjate kesaj jave ka qene nje i ri i cili ka ardhur nga Londra dhe ka shfaqur shenja te gripit. Eshte bere mjekimi i duhur, ai nuk ka pranuar te shtrohet ne spital, gje qe ne e kerkuam per shkak se vinte nga vende ku jane shenuar raste te gripit. Me pas ka qene edhe nje person tjeter, edhe ky nuk ka qendruar ne spital" ka pohuar per gazeten "Koha Jone", Pellumb Pipero, mjek me spitalin Infektiv.

Nderkohe, Shefi i sektorit te Epidemiologjise ne ISHP, Dritan Ulqinaku ka theksuar se buletini epidemiologjik eshte zyrtar dhe shifrat po ashtu. Sipas tij, rastet qe pasqyrohen ne te jane te dhena qe raportohen nga spitalet.

Analizat

Pavaresisht ketyre ngaterresave dhe perplasjeve te dy palet si ISHP ashtu edhe QSUT pranojne se kjo ngaterrese vjen nga analizat ,te cilat nuk kryhen ne vendin tone.

Per shkak te rikonstruksionit te laboratorit ne ISHP, mostrat e dyshuara me A/H1N1 analizohen ne Rumani e pergjigjet e tyre mberrijne per nje periudhe dy javore apo me shume, dhe shpesh here pacientet e prekur me gripin e derrit rezultojne te kene dale nga spitali. "Prej kohesh nuk kane ardhur pergjigje nga laboratori i Rumanise, dhe kjo po krijon nje problem per ne pasi nuk mund te mjekojme pacientet me grip derri ne kohe me tamiflu. Apo ata qe nuk e kane kete virus te mjekohen si te dyshuar me H1N1" ka nenvizuar Pipero. Nderkohe qe pritet laboratori i ri ne Institutin e Shendetit publik, i cili do te kryeje edhe analizat per virusin e gripit te derrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›