E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania “ACR” iu ofron marrëveshje minatorëve

Kompania koncesionare “ACR” i ka ofruar sot një marrëveshje minatorëve të Bulqizës ku thekson se i ka plotësuar shumicën e kërkesave të tyre.
 

Marrëveshja i është dorëzuar përfaqësuesve të këshillit të grevës në takimin e zhvilluar sot me pronaren e kompanisë “ACR” ndërkohë që pritet edhe vendimi i minatorëve në lidhje me këtë marrëveshje.
 

Në marrëveshjen e përbërë nga 7 pika e ofruar nga “ACR-ja janë të përfshira investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 përqind, jo mbishfrytësim të zonës minerare D, kushte më të mira pune, ngritje të këshillave për sigurinë në punë si dhe dhënia e pagës së 13-të.
 

Ndërkohë në marrëveshje nuk është përfshirë edhe kërkesa e minatorëve për largimin e drejtorit të minierës, kërkesë kjo që deri më tani është kundërshtuar nga kompania "ACR".

Ndërsa pritet përgjigja e komisionit të grevës për marrëveshjen, 10 minatorët vijojnë grevën e urisë e cila po zhvillohet në një godinë në afërsi të territorit të kompanisë koncensionare.

Mësohet se sot kanë shkuar në Bulqizë për t`u takuar me minatorët edhe një përfaqësi e opozitës e kryesuar nga deputeti Saimir Tahiri, Petro Koçi dhe Kurt Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›