Pakistan, sulmohet helikopteri i komandantit të ushtrisë

Komandanti i ushtrisë në veri-perëndim të Pakistanit, ka mbetur i plagosur, pasi helikopteri i tij është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ushtria njoftoi se helikopteri i gjeneral-majorit, Xhaved Ikbal, u sulmua në Distriktin e Lartë në afërsi të kufirit me Afganistanin, ndërsa u hodhi fajin talebanëve për këtë sulm.
Ikbal aktualisht po merr një trajtim mjekësor në Islamabad. Asnjë grup militant nuk ka marrë, deri më tani, përgjegjësinë për sulmin, i cili përkon me vizitën e drjetorit të FBI-it, Robert Myler, në Pakistan.