E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York, rikthehet Occupy

Zaptimi i Wall Street-it është rikthyer me protesta, por edhe me arrestime të reja.

Pauza dimërore ishte thjesht armëpushim, thonë mediat amerikane, dhe të indinjuarit në Nju Jork janë rikthyer për kremtimin e 6 mujorit të lëvizjes. Protestuesit kanë rimbushur parkun Zucchotti nga ku qindra vetë u dëbuan në muajin nëntor. Por forcat e rendit nuk qëndruan duarkryq. Dhjetëra vetë përfunduan në pranga, ndërsa tre gra u plagosën. Në protestë mori pjesë edhe regjizori Majkëll Mur.

Për zëdhënësin e “Occupy”, Majkëll Promo kjo është ofensiva e pranverës.

“Njerëzit mendojnë se zaptimi i Wall Street ka përfunduar, por nuk është kështu dhe duam t`i tregojmë se jemi rikthyer”, theksoi Promo.

Lëvizja “Zaptimi i Nju Jorkut” lindi në muajin shtator në parkun Zucchoti të Nju Jorkut si protestë kundër kapitalizmit e më pas u përhap shumë shpejt edhe në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara. Ndjekësit e saj shprehin në këtë formë pakënaqësinë ndaj politikave financiare amerikane për të cilat thonë se thellojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›