E Diel, 1 Nëntor 2026

Limiti i njeriut ne 100 metra, 9,48 sekonda

Limiti maksimal i shpejtesise qe mund te arrije nje njeri ne 100 metra eshte 9,48 sekonda.

Ky eshte perfundimi i studimit te bere nga Mark Deni, profesor ne “Stanford University”, pas rekordeve te xhamajkianit Usain Bolt ne Lojrat Olimpike Pekin 2008.

Per te ardhur deri ne kete pike, profesor Denit i eshte dashur te vezhgoje shpejtesine e njeriut dhe dy specieve te tjera te shpejta, qenit dhe kalit.

Ne artikullin e tij, profesori amerikan ka theksuar se shpejtesia me e mire e arritur ndonjehere nga kuajt eshte ne garen e Kentakit ne vitin 1940, ndersa ajo e qeneve eshte regjistruar 1970.

Persa i perket studimit mbi njerezit, Denit ka theksuar se shpetesia qe mund te arrije nje njeri normal eshte 9,48 sekonda ne 100 metra.

Sipas perllogaritjeve te bera, atleti qe do te arrije kete kohe, duhet te vrapoje 0.23 m/s me shpejte se Usain Bolt i cili mban rekordin e ketij sporti me 9.69 sekonda.

Sipas profesor Denit, edhe atletet femra kane mundesi permiresimi te rekordit te tyre 0.4 sekonda, duke e cuar limitin e fundit ne 10.10 sekonda.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›