Duro: Vllaznia, favorite

Vllaznia është pengesa e radhës e një Partizani në kërkim të fitores së parë sezonale, nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro.
Por ky i fundit e di mirë se për ta realizuar atë qëllim do ta ketë më se të vështirë, jo vetëm për shkak të 2-3 mungesave, por për shkak të potencialit të ndryshëm që kanë të dyja skuadrat.
Prandaj sot trajneri i të kuqve shpreson të marrë të paktën një pikë. “Vllaznia është më e avantazhuar se sa ne në të gjithë aspektet”, pohon ai.
Ata kanë skuadër më të kompletuar, do të luajnë në fushën e tyre, para tifozëve që i kanë ndër më të mirët në Shqipëri. Sidoqoftë ne nuk mund të shkojmë atje duke menduar se thjesht do të luajmë e do të humbim. Shpresoj që ekipi të kuptojë traditën e Partizanit dhe nëse luajnë në këtë mënyrë, diçka mund të arrijnë”.