Newcastle oferte per Gilardinon

Sulmuesi i Fiorentines Alberto Gilardino eshte objektiv i ekipit te Premier Liges Newcastle United qe thuhet se ben gati 15 milione euro per te sjelle lojtarin ne kampionatin anglez.
Itasportpress shkruan se 28-vjecari i cili pati nje fillim jo aq mbreselenes te sezonit eshte ne listen e blerjeve te klubit anglez dhe mund te transferohet qe ne janar.
Po ashtu eshte raportuar se pavaresisht rezistences nga Fiorentina qe ka thene se do ti mbaje te gjithe yjet nje shume prej 15 milione eurosh mund ta detyroje ekipin italian te heqe dore nga sherbimet e lojtarit.