Vriten 7 militantë në Dagestan

Zyrtarët në republikën e Dagestanit, në Kaukazin Verior të Rusisë, thanë se gjatë një operacioni të sigurisë afër fshatit Utamish, janë vrarë shtatë militantë antiqeveritarë.
Autoritetet thanë se gjatë operacioni është vrarë edhe një oficer i ministrisë së Brendshme ruse, ndërsa janë plagosur edhe dy të tjerë.