E Diel, 1 Nëntor 2026

Newsweek: “Shqipëria, njëri nga vendet ish-komuniste me cilësinë më të lartë të jetës”

Ndërsa në renditjen e përgjithshme të këtij klasifikimi me subjekt "Vendet më të Mira të Botës", për herë të parë në historinë e saj këtë radhë Shqipëria renditet e 57 ta, me 62,56 pikë, në renditjen e 200 vendeve të testuara

Sipas revistës amerikane Newsweek, që botohet në më shumë se 50 gjuhë të botës dhe del në thuajse gjithë botën, në rezultatet e kërkimeve "Vendet më të Mira të Botës", për arsimin Shqipëria renditet e 50-a, me një kuotim 81,02; për shëndetësinë renditet e 52-a me kuotim 71,02. Cilësia e Jetës është njëra prej kërkesave të këtij klasifikimi prestigjioz dhe aty Shqipëria renditet e 53-ta, në mesin e afro 200 vendeve të botës, me pikaverazhin 67,92. Shqipëria, sipas revistës amerikane Newsweek, është e 56-ta, në renditjen për Politikat e Mjedisit. Ndërsa në renditjen e përgjithshme, për herë të parë në historinë e saj këtë radhë Shqipëria renditet e 57-ta. Shqipëria, me një demokraci e re, në fakt tejkalon të gjitha vendet e të tjera ish socialiste të Europës juglindore, të cilat sot kanë të ardhura më të ulëta se Shqipëria. Në mesin e vendeve më të mira të botës, citon revista amerikane Newsweek, Shqipëria fiton pikë na kategori të tilla si arsimi, shëndetësia, cilësia e jetës, ekonomia dhe politikat e mjedisit. Sipas Newsweek, thuhet se sot në Shqipëri, gati 99 përqind e shqiptarëve janë të arsimuar. Pavarësisht se Shqipëria ka qenë një nga vendet më të varfra të botës, mosha mesatare e jetës ka shkuar 78 vjeç për burrat dhe 81 për gratë. Nga të lartat në botë, ku sipas një statistike serioze, jetëgjatësia e gjermanëve është 79 vjeç. Në këtë statistikë, e para renditet Finlanda. Newsweek shkruan se "Pavarësisht nga dimri i gjatë, Finlanda, është një vend shumë i mirë për të jetuar. Nxënësit në Finlandë shënojnë vendin e parë në shkencë dhe të dytin në lexim dhe matematikë. Me një normë relativisht të ulët papunësie si dhe një ekonomi që është nga më të "shëndetshmet" edhe gjatë recesionit global, Australia është e dyta për një jetë më të mirë në botë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›