E Diel, 1 Nëntor 2026

Niazi Jaho Dialogu nuk duhet te zhbeje transparencen

Interviste me konstitucionalistin Niazi Jaho

Z. Jaho ne aspektin ligjor te problemit do te deshironim te dinim mendimin tuaj lidhur me nje ceshtje mjaft te debatueshme. Konkretisht a do te kishte te drejte nje komision hetimor parlamentar qe te keqyrte edhe fletet e votimit qe ndodhen ne kutite e mbyllura
Per kete ceshtje jam shprehur edhe me pare. Fletet e votimit jane pjese perberese ne zinxhirin e dokumentacionit zgjedhor. Ne kete veshtrim nese komisioni parlamentar per hetimin e zgjedhjeve lejohet te keqyre dokumentacionin zgjedhor nuk ka arsye te perjashtoheshin fletet e votimit me justifikimin se ato do te digjen. Eshte e vertete se sipas nenit 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor dispozite kalimtare fletet e votimit dhe kunderfletet digjen ne mbikeqyrjen e KQZ-se por derisa ky veprim ende nuk eshte kryer ato nuk pushojne se qeni dokumente zyrtare.
Duhet pasur parasysh faktin se komisionet hetimore parlamentare nuk jane komisione te zakonshme por nje instrument mjaft i rendesishem kontrolli i Legjislativit. Pikerisht per kete arsye ligji u njeh atyre te drejten e zbatimit te normave te Kodit te Procedures Penale ndersa ne Vendimin Nr. 18 dt. 14.05.2003 te Gjykates Kushtetuese qe interpretoi nenin 77 pika 2 te Kushtetutes thuhet Ato ushtrojne edhe kompetenca gjyqesore apo quasi gjyqesore Vell. i Vend. te Gj. K. viti 2003 fq. 95.

A kishte te drejte KQZ-ja ti digjte fletet e votimit
Po. Kete te drejte sic permendem edhe me lart ia ka dhene neni 178 i Kodit Zgjedhor. Po perse ato deri sot nuk jane djegur Arsyen e gjejme ne deklaratat e kryetarit te KQZ-se Arben Ristani se kjo ka ndodhur per shkak te situates se acaruar politike per te mos i hedhur benzine zjarrit si dhe per faktin se per afatin e djegies nuk thuhet gje ne ligj. Ligjberesi ka dashur qe fletet e votimit te digjen sepse jane teper voluminoze dhe nuk do te kishte kuptim te mbaheshin per afate te gjata. Ka mendime se keqyrjen e fleteve te votimit e ndalojne disa dispozita te Kodit Zgjedhor. Midis tyre permenden nenet 116 117 118 138 te ketij kodi. Po cjane keto nene Ne nenin 116 behet fjale per proceduren qe ndiqet gjate numerimin te votave. Ne nenet 117 dhe 118 percaktohen llojet e votave dhe kriteret e numerimit te tyre ndersa neni 138 pika 3 ka te beje me kerkesen e dy anetareve te KQZ-se per rinumerimin dhe/ose rivleresimin e votave te caktuara kerkese kjo qe mendojme se detyrimisht duhej pranuar. Madje mund te thuhet se mospranimi i saj u shoqerua ne fakt me pasoja te renda. KQZ-ja dhe kolegji zgjedhor sic dihet shqyrtuan te gjitha ankesat dhe dhane vendimet perkatese. Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve u shpall. Asnje nga dispozitat e mesiperme edhe te tjera nuk e ndalojne keqyrjen e fleteve te votimit ne kushtet kur misioni vendimmarres i KQZ-se dhe i Kolegjit Zgjedhor lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit ka mbaruar kur vendimet e tyre kane kohe qe kane marre forme te prere kur vete ne nenin 77 pika 2 te Kushtetutes thuhet se perfundimet e komisionit hetimor nuk jane detyruese per gjykatat kjo do te thote se komisioni parlamentar gjate hetimit mund te konstatoje edhe shkelje te renda por ato nuk mund te perbejne shkak per te cenuar ndryshuar apo anuluar vendimet e mesiperme dhe perllogaritjen e mandateve.

Ka mendime se keqyrja e fleteve te votimit bie ndesh me parimet kushtetuese dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese madje keto ditet e fundit u degjuan edhe zera se komisioni hetimor nuk ka te drejte te keqyre as dokumentacionin tjeter me arsyetimin se ne mbeshtetje te tyre jane dhene si vendimet e KQZ-se dhe ato te Kolegjit Zgjedhor. Cmendoni per kete
Kam bindjen se keqyrja e dokumentacionit zgjedhor perfshin edhe fletet e votimit dhe nuk cenon asnje parim kushtetues asnje vendim te Gjykates Kushtetuese asnje dispozite te Kodit Zgjedhor dhe asnje dispozite te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit.

Sipas jush cfare do te konsiderohej jokushtetuese
Per kete nuk eshte e nevojshme te shprehim mendime personale apo subjektive. Kete na e kane bere te qarte disa vendime te Gjykates Kushtetuese. Ne kete veshtrim mund te thuhet pa hezitim se komisioni i ngritur per hetimin e zgjedhjeve nuk do te duhej qe ne objektin e tij te parashikonte a ngritjen e akuzave penale kompetence kjo ekskluzive e organeve te Prokurorise b shqyrtimin dhe vleresimin e bazueshmerise ligjore te marra nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit Tirane c shqyrtimin dhe vleresimin e bazueshmerise ligjore te vendimeve te Prokurorise ose te cdo gjykate tjeter nese eventualisht ato kane shqyrtuar ose jane duke shqyrtuar ceshtje qe kane lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit. Keshtu per shembull rasti Ruzhdie.

A mund te permendni ndonje vendim te Gjykates Kushtetuese ne baze te te cilit ju arrini ne kete perfundim
Ne radhe te pare eshte Vendimi Nr. 18 qe permendem me lart dhe qe interpreton ne menyre te qarte te plote dhe pa ekuivoke nenin 77 pika 2 te Kushtetutes. Fill pas ketij vendimi me rendesi te vecante paraqiten dhe dy vendime te tjera te Gjykates Kushtetuese ato me numer 26 dt. 04.12.2006 dhe numer 12 dt. 20.05.2008 qe kane te bejne me komisionet hetimore qe u ngriten per shkarkimin e ish-prokurorit te Pergjithshem zotit Sollaku. Te dyja keto raste u bene objekt shqyrtimi ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne te dyja rastet u vendos zgjidhja e mosmarreveshjes se kompetencave midis Kuvendit dhe Prokurorise ne favor te kesaj te fundit. Edhe arsyetimi ne dy vendimet e mesiperme eshte i njejte. Gjykata u shpreh se Kuvendi nuk eshte kompetent te shqyrtoje dhe te vleresoje bazueshmerine ligjore te vendimeve te marra nga prokurori sic jane ato te fillimit apo mosfillimit te ceshtjes penale te pushimit apo pezullimit te saj te dergimit ne gjyq apo te caktimit te mases se sigurimit etj. shih Vell. e Vend. te GJ. K. te viteve 2006 dhe 2008 perkatesisht faqet 249 dhe 130. Me ne fund mund te permend edhe vendimin e dates 5.05.2010 te Gjykates Kushtetuese qe zgjidhi mosmarreveshjen e kompetencave midis Kuvendit dhe Bashkise se Tiranes ne favor te Bashkise me arsyetimin se objekti i hetimit te Komisionit Hetimor nuk kishte respektuar kriteret e sanksionuara ne nenin 77 te Kushtetutes. Ne kete vendim thuhet se objekti i veprimtarise se komisionit hetimor nuk perputhet me funksionin dhe qellimin e kontrollit parlamentar se kjo mosmarreveshje kompetencash u shkaktuan si pasoje e faktit se vendimet e KRRT-se u konsideruan te paligjshme nga komisioni hetimor gje qe u konfirmua dhe ne vendimin e Kuvendit. E njejta gje mund te ndodhte edhe me Komisionin Parlamentar te hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 nese ne objektin e tij do te parashikohej shqyrtimi dhe vleresimi i bazueshmerise ligjore te vendimeve te KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor.

Si shpjegohet qe te njejten ceshtje ligjore ndryshe e trajtoni ju dhe ndryshe ndonje jurist tjeter
Kjo eshte normale. Edhe midis juristeve per te njejten ceshtje ka mendime te ndryshme. Mendimi ndryshe duhet respektuar edhe kur mund te mos jesh dakord me te. E rendesishme eshte qe te paraqiten argumente ligjore duke iu shmangur politizimit te problemit. Nuk perben asnje shqetesim nese per te njejten ceshtje mund te shprehen mendime te ndryshme. Ajo qe terheq vemendjen dhe qe vazhdon te jete shqetesuese eshte debati juridik relativisht i kufizuar.

Ne te kaluaren a eshte ngritur ndonje komision parlamentar per hetimin e zgjedhjeve
Po. Me sa me kujtohet ne tremujorin e fundit te vitit 2005 eshte ngritur nje komision per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut te vitit 2005 por hollesi lidhur me veprimtarine e tij nuk di.

A mund te shprehni ndonje mendim lidhur me rezultatin qe mund te arrihet ne Strasburg per transparencen e zgjedhjeve te kerkuara nga opozita
Si edhe te tjeret shpreh vetem deshiren qe dialogu te jete rezultativ dhe te coje ne transparencen e zgjedhjeve. E rendesishme eshte qe kjo marreveshje te jete e pranueshme nga te dyja palet.

21 Maj 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›