E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjerin Ndreu Dhuna e policise ndaj opozites sjell pasoja te paparashikuara

Ish-nendrejtori i Policise se Shtetit Drejtues te Policise se Shtetit po shkelin haptas ligjin

Albert Gjoka
Dhuna e policise ndaj protestuesve te opozites mund te sjelle pasoja te paparashikuara. Keshtu eshte shprehur ish-nendrejtori i Policise se Shtetit Pjerin Ndreu ne nje interviste per gazeten Albania duke komentuar sjelljen e strukturave policore gjate diteve te fundit. Sipas tij aktet e fundit jane ne shkelje flagrante te ligjit. Ai u ben apel drejtuesve te policise qe te futen ne llogoret e zbatimit te ligjit dhe te bashkepunojne me demonstruesit per qetesimin e situates dhe jo per agravimin e saj.

Si e vleresoni sjelljen e Policise se Shtetit ndaj protestuesve U fol per perdorim te gazit lotsjelles.
Sjellja e policise ndaj demonstrimeve paqesore te simpatizanteve te PS-se le shume per te deshiruar. Ne fakt kjo sjellje ze fill qe para gjate dhe vazhdoi edhe pas fushates zgjedhore. Ndiej dhimbje per disa ish-kolege te mi qe ne perpjekje per te mbajtur vendin e punes krijuan incidente me deputete te PS-se ne rastin e nderrimit te skeles se mitingut te dates 26 maj 2009 kur ne sy te tyre rreth 30 persona benin antimiting ne Kamze ne kohen qe ne miting fliste lideri i opozites Edi Rama. Keta zbatues te zellshem te ligjit as qe luanin vendit. Sot i shoh po ne te njejtin pozicion. Ne nje tubim te PS-se te Zogu i Zi hyn nje tip me makine ne mes te protestuesve i fyen ata dhe Policia e Shtetit bashke me drejtuesit qe ndodheshin aty benin sehir. Kur turma irritohet mbrojne mitingthyeresit. Po e njejta gje ka ndodhur te Stacioni i Trenit dy here rresht. Kjo tregon se Policia eshte e pozicionuar ne zbatimin me dy standarde te ligjit duke u bere pjese e problemit dhe jo e zgjidhjes ne shume raste.
Pastaj eshte rasti i Korces ku qartesisht u pa duke goditur deputete dhe gra. Kjo tregon se profesionalizmi dhe humanizmi ne polici ka marre arratine. Se cfare kerkonin disa trupa te FNSH-se se Shkodres atje nuk e mora vesh dhe aq me teper perdorimi i nje solucioni qe te jep lotim ne sy. Ne raste te tilla u kujtoj policeve drejtues te politizuar se duhet negociuar duhet biseduar duhen ruajtur institucionet dhe jeta e njerezve qe jane pjesemarres ne demonstrim dhe e atyre qe nuk jane. Perplasja behet vetem ne raste te destabilizimit me pasoja te renda te sulmit me arme ndaj institucioneve apo rrezikimit te jeteve te njerezve. Ne asnje vend te botes nuk shikohet e as degjohet te ushtrohet dhune ne raste te bllokimeve te perkohshme te rrugeve. Pra veprimet e policise ne keto raste jane komplet ne zbatim te urdhrave politike dhe ne nxitje te konfliktit e jo ne sherbim te qytetareve. Cfare jane ato letra deklarative qe i dergohen kryetarit te Bashkise se kryeqytetit per zhbllokimin e rruges E dine rolin e vet drejtuesit e Policise Se jane thjesht strukture ekzekutive dhe para kryetarit te Bashkise nuk jane asgje ne kete rast. Kjo sepse eshte Bashkia enti rregullator i menyres se levizjes se automjeteve ne territorin e vet e jo policia. Kjo e fundit thjesht zbaton urdhrat administrative te Bashkise por nuk mund te vendose e as te kercenoje se po shkelet ligji. Akte te tilla nga ana e drejtuesve te Policise jane veprime dukshem ne tejkalim te kompetencave dhe ne shkelje flagrante te ligjit.

Ne mitingun e zhvilluar ne Korce u pane forca speciale nga Shkodra. Ne praktike behet nje shperndarje e tille e forcave policore Nese po ne cilat raste
Fakti se disa forca te FNSH-se se Shkodres u pane ne Korce ne nje tubim dhe ne nje territor ku gjate ketyre diteve nuk eshte shfaqur ndonje problem ne drejtim te destabilizimit te rendit dhe te qetesise flet per nje keqperdorim te Policise. Nuk e kuptoj cfare kishte ngjare atje Pse duheshin aq shume forca policie Kete pergjigje nje dite do ta jape dikush. Une u bej thirrje si ish-drejtues i larte i Policise se Shtetit qe Policia te mos mobilizohet ne situata te tilla sikur te ishte ne situate te jashtezakonshme. Ajo duhet te ruaje qetesine ashtu sic e kane ruajtur mijera e mijera demonstrues qe kane vershuar ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe qe nuk kane krijuar asnje incident. Atehere nese 200 000 veta bene nje tubim paqesor dhe nuk ndodhi asgje si shpjegohet qe policet dalin jashte kontrollit ne nje tubim te thjeshte ne nje aks rruge Demonstrimi i forces ketu eshte skandaloz. Shtroj pyetjen Cfare do te benin drejtuesit e sotem te Policise se Shtetit nese 200 000 veta do te dilnin jashte kontrollit me 30 prill Do te mbushnin breket dhe do te coroditeshin ne pamundesi per te perballuar situaten. Mendoj qe te mos i provokojne me turmat e njerezve sepse ka te ngjare qe te perballen me zemerimin e mases se popullit e cila di tua tregoje vendin atyre dhe urdheruesve politike.

Deputeti Pandeli Majko e akuzoi Policine per ushtrim dhune ndaj tij dhe protestuesve. Cili eshte komenti juaj per kete rast
Eshte skandaloze qe deputeti te goditet ashtu sic u pa ne TV ne tubimin e Korces. Aq me teper nje njeri qe ka qene kryeministri yne dhe per te cilin forcat e policise ruajne nje respekt te vecante per mbeshtetjen qe u ka dhene. Kam frike se drejtuesit e sotem te Policise jane verbuar nga ndikimi politik i kryeministrit aktual.

Ju keni eksperience te gjate ne polici dhe ne sherbime te ngjashme si ky i tanishmi. Cfare mesazhi keni per ish-koleget tuaj qe jane sot ne kete detyre
Kam mesazhin qe te heqin dore nga veprimet e pamatura dhe qe nxiten nga humoret e politikes ne fuqi Te futen ne llogoret e zbatimit te ligjit dhe te bashkepunojne me demonstruesit per qetesimin e situates dhe jo per agravimin e saj te shmangin ca drejtues policie me arsimim bujqesor si agronome apo zooteknike qe flasin e japin deklarata politike ne tavolina e ambiente zyrash ne polici duke infektuar dhe ndonje drejtues me formim policor qe ka ne shtepine e vet nje batalion me socialiste. Te mos provokojne nervat e popullit opozitar sepse do te vije nje dite qe do te japin llogari para ligjit.

14 Maj 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›