E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar I drejte inati i tifozeve

“Tifozët dhe shtypi kanë të drejtë që të jenë të inatosur me ne”. Me këto fjalë Neymar ka komentuar barazimin 0-0 të Brazilit kundër Venezuelës.

“Nuk ishte rezultati që prisnim. Nuk luajtëm mirë, por jemi vetëm në fillim të Kupës së Amerikës dhe u kërkojmë të gjithëve që të kenë pak durim”, ka deklaruar Neymar.

Sulmuesi, që konsiderohet si një nga fenomenët e rinj të futbollit brazilian, ka shtuar se, “nëse do t’i kishim kthyer në gol katër rastet e verifikuara, atëherë historia do të ishte ndryshe”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›