E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Bunjakut

Albert Bunjaku i është rikthyer zanatit të vjetër pas lëndimit. Ai ka realizuar dy gola në ndeshjen miqësore që Nurnberg e fitoi 6:0 përballë SV Raika. Sulmuesi kosovar thotë se gjithmonë kishte besuar në rikthim. Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 11:26

Albert Bunjaku po jep shenja pozitive pas rikthimit nga lëndimi, i cili e la jashtë fushe për një kohë të gjatë. Sulmuesi kosovar ka shënuar dy gola për Nurnbergun në ndeshjen miqësore kundër SV Raika (6:0).

Kosovari me pasaportë zvicerane nuk e kishte të lehtë t’i rikthehej fushës pas lëndimit që kishte pësuar në gju. “E kam pasur vështirë ta gjej durimin e nevojshëm”, ka thënë Bunjaku për mediat gjermane.

Ish sulmuesi i RW Erfurtit kishte emocione të përziera sezonin e kaluar. Nga ftesa për pjesëmarrje në kampionat botëror ‘Afrika e Jugut 2010’, papritmas pësoi lëndim të rëndë që e la jashtë fushës për një kohë të gjatë.

“Për shumë atletë profesionistë ky lëndim do të ishte fundi i karrierës. E kam pasur me të vërtetë vështirë, por ia kam dalë mbanë”, theksoi Bunjaku.

Reprezentuesi i Zvicrës thotë se edhe kur mjekët nuk ishin optimistë, nuk ishte brengosur për vazhdimin e karrierës se tij. “Gjithmonë kam besuar në rikthimin tim”, ka përfunduar gjilanasi, i cili shkëlqeu para dy sezoneve në Bundesliga duke realizuar 12 gola.

Hecking: Bunjaku nuk duhet të frikohet nga duelet

Dy golat e Albert Bunjkaut e kanë gëzuar edhe trajnerin e klubit nga Bundesliga, Dieter Hecking. “Është e rëndësishme që Alberti ta humbë frikën nga duelet. Atëherë ai do të jetë në gjendje që të na ndihmojë”, ka thënë Hecking për mediat gjermane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›